Rayo Vallecano ka luajtur ndaj Barcelonës, në xhiron e 11-të të laligës spanjolle, raporton Sinjali Sport.
Blaugranasit po vazhdojnë serinë e dobët, duke ardhur pas një humbje në El Classico.
Skuadra katalunase pësoi tjetër disfatë në këtë sezon edhe nga madrilenët e Vallecanos, me rezultat minimal 1-0.
Vallecano fitoi fal golit të vetëm në këtë takim të shënuar në minutën e 30-të me anë të Radamel Falcaos.
Me këtë fitore vendasit ngritën në pozitën e pestë me 19 pikë, kurse Barcelona bie në vendin e nëntë me 15 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/