image Edhe Rama flet për armatosjen e Serbisë: Është për mbrojtje, kjo nuk ka pse ta shqetësojë Shqipërinë

Shqipëri

Edhe Rama flet për armatosjen e Serbisë: Është për mbrojtje, kjo nuk ka pse ta shqetësojë Shqipërinë

news image

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët në Gjermani është ndalur edhe tek situata në rajon, pas luftës që ka nisur në Ukrainë. Rama u pyet lidhur me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, por sipas Ramës kjo nuk ka pse ta shqetësojë Shqipërinë.

Më tej Rama u shpreh se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri më tani ka treguar se është bashkë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i frymë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë” u shpreh Rama.

Kryeministri mes të tjerash u pyet edhe për një vizitë të mundshme në Kiev ku u shpreh se do e realizonte me kënaqësi nëse do t’i vinte radha.

“Ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë prtagonizëm. Nëse do më vije radha do e bëja me shumë kënaqësi. Por mendoj që nuk duhet tu zë radhën të tjerëve.” tha Rama.

/GazetaSinjali/