image Edhe PUMA ‘godet’ Rusinë

Botë

Edhe PUMA ‘godet’ Rusinë

news image

Rusia është duke u ballafaquar me sanksione të ndryshme nga shumë shtete, pjesë e këtyre sanksioneve janë bërë edhe organizata ndërkombëtare, por edhe rrjetet sociale të cilat kanë bllokuar operimin e tyre brenda Rusisë, së fundi pjesë e kësaj lëvizje është bërë edhe PUMA.

Prodhuesi gjerman i veshjeve sportive Puma ka pezulluar funksionimin në të gjitha dyqanet e tij në Rusi, ka njoftuar ajo, raporton Sky News.

Marka, e cila ka 100 dyqane në Rusi, kishte ndaluar tashmë dërgesat në Rusi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Të gjitha këto sanksione që i bëhen Rusisë, vijnë pasi kjo e fundit filloi pushtimin e Ukrainës, gjë e cila ngjalli reagime të ashpra kundër Rusisë.

Duhet shtuar se përveç markës PUMA, edhe rrjete të tjera si ajo e YouTube, kanë bllokuar funksionimin e kanaleve ruse. /GazetaSinjali/