image Edhe pse 28 Nëntori nuk është festë zyrtare në Kosovë, MASH thotë se të hënën do të jetë pushim

Kosovë

Edhe pse 28 Nëntori nuk është festë zyrtare në Kosovë, MASH thotë se të hënën do të jetë pushim

news image

Nesër do të jetë festa e 28 Nëntorit, por në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës nuk parashihet që kjo ditë të jetë një ditë pushimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse, në një përgjigje për Gazetën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nuk mendojnë kështu, pasi sipas tyre, në kalendarin e vitit shkollor të kësaj ministrie, kjo ditë do të jetë pushim dhe shkollat nuk do të jenë të hapura.

“Të hënën do të ketë pushim, me kalendar është e parapare të jetë pushim, kështu që shkollat e kanë pushim. Është në web-faqe kalendari i  vitit shkollor, edhe kalendari i vitit shkollor është i përcaktuar prej ditëve te punës dhe të pushimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga MASH po ashtu tregojnë se ende nuk kanë marrë diçka zyrtare, por gjatë ditës do të dalin me një komunikatë për media, për të sqaruar këtë çështje.

 “Tani do te kemi një qëndrim zyrtar nga MASH përmes një komunikate, ku besoj që do sqarohen të gjitha”, thuhet tutje.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen korresponduese me kryeministrin Avdullah Hoti ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Ndër to ka marrë vendim që në ditët e festave zyrtare kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet më të hënën.

/Gazeta Sinjali/