image Edhe presidentja Osmani udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Politikë

Edhe presidentja Osmani udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë zyrtarisht në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në këtë Forum do të marrin pjesë liderë të tjerë botërorë e udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu në Paris ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka paralajmëruar se në Paris mund të ketë edhe takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Presidentja do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin në kohë kritike për kontinentin tonë bashkë me presidenten e Hungarisë, Katlin Novák, si dhe Jean-Marie Guéhenno. Krahas aktiviteteve të forumit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë tjerë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë. Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit”, thuhet nga Presidenca.

/GazetaSinjali/