Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka fotografuar disa zyrtarë policorë pa maska dhe me akullore në duar, pas orës 22:30 në Prizren, orar ky kur duhet të mbikëqyrin zbatimin e kufizimit të lëvizjes pas kësaj kohe.
Siç po ndodh jo rrallë herë në disa rajone të Kosovës, zyrtarët policorë pa maska u shfaqën sonte edhe në Prizren.
Zyrtarët policorë shihen në disponim të mirë, por veprimi për mosbartje të maskës, një qytetari të rëndomtë do t’i kushtonte me 35 euro gjobë.
Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së sotme edhe për një tjetër zyrtar policor në Pejë, i cili kishte dalë pa maskë në rrugë. /Gazeta Sinjali/