image Sinjalizuesi e kap zyrtarin policor pa maskë në Pejë, për këtë veprim qytetari dënohet me 35 euro

Sinjalizime

Sinjalizuesi e kap zyrtarin policor pa maskë në Pejë, për këtë veprim qytetari dënohet me 35 euro

news image

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali e ka filmuar një ngjarje që po ndodh shpesh në vendin tonë.

Sikurse edhe disa kolegë të tij të rajoneve të ndryshme edhe një zyrtar policor në Pejë është shfaqur pa maskë në publik.

Në afërsi të tij ndodhet edhe një tjetër zyrtar policor bashkë me një person civil, i cili po ashtu nuk e ka maskën e vendosur, ashtu siç parashihet. Ndërsa, polici tjetër e ka shpinën e kthyer dhe nuk mund të identifikohet qartë nëse nuk ka maskë sikurse kolegu i tij.

Për një veprim të ngjashëm me këtë të zyrtarit policor, një qytetar rëndom dënohet me 35 euro gjobë apo në rastin ‘më të mirë’, i tërhiqet vërejtja dhe obligohet që ta vendos si duhet përpara policëve që e ndalojnë.

Më poshtë, pamjet e dërguara nga sinjalizuesi. /Gazeta Sinjali/