image Edhe Osmani shkon në Mynih për Konferencën e Sigurisë

Politikë

Edhe Osmani shkon në Mynih për Konferencën e Sigurisë

news image

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet në Mynih.

Osmani atje do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC). Në margjina të MSC-së, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidencës, Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë poashtu edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e paraqitura për kombet demokratike në mbarë botën. Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu”, thuhet në njoftim.

Në Konferencën e Sigurisë do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

/GazetaSinjali/