image Edhe një tjetër kosovar nënshkruan kontratë me Baselin

Futboll

Sport/ Edhe një tjetër kosovar nënshkruan kontratë me Baselin

news image

Orges Bunjaku ka nënshkruar kontratë profesionale me Baselin në Zvicër, duke e rritur numrin e lojtarëve me prejardhje nga Kosova te klubi zviceran.

Lajmin e ka bërë të ditur Baseli, i cili ka zbuluar se 18-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2022.

Në këtë sezon me Beselin U21, Bunjaku ka shënuar 1 gol në 14 ndeshje të luajtura. Te skuadra zvicerane luajnë edhe Taulant Xhaka, Kemal Ademi dhe Edon Zhegrova.