image Nëna e Mbappes mohon zërat se është arritur marrëveshje me PSG-në

Futboll

Nëna e Mbappes mohon zërat se është arritur marrëveshje me PSG-në

news image

Pak minuta më herët, mediumi i madh francez, Le Parisien raportoi se Mbappe ka arritur marrëveshje në parim me PSG-në për kontratë të re dy vjeçare.

Por, këto raportime i ka demantuar nëna e Mbappes, e cila doli me një njoftim zyrtar.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në parim me Paris Saint-Germain apo ndonjë klub tjetër. Diskutimet rreth të ardhmes së Kylian vazhdojnë me qetësi të madhe për ta lejuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë, në respekt të të gjitha palëve”, tha ajo.

/GazetaSinjaliSport/