image Salah refuzon kontratën e re të ofruar nga Liverpooli

Futboll

Salah refuzon kontratën e re të ofruar nga Liverpooli

news image

Mediat italiane kanë raportuar se Mohammed Salah nuk do të pranojë ofertën aktuale të Liverpoolit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, bisedimet mes palëve janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar.

Romano gjithashtu ka shtuar se Salah dëshiron që të qëndrojë në “Anfield”, por jo me kushtet aktuale të ofruara.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë lëvizja e radhës e krerëve të klubit të Liverpoolit.

Kujtojmë se kontrata aktuale e sulmuesit egjiptian me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

29-vjeçari vlerësohet si një prej futbollistëve kryesor te skuadra e Jurgen Klopp. /GazetaSinjaliSporti/