image Edhe një shtet tjetër mbyll kufirin me Kinën, shkak koronavirusi

Botë

Botë/ Edhe një shtet tjetër mbyll kufirin me Kinën, shkak koronavirusi

news image

Rusia ka vendosur sot të mbyllë kufirin e saj tokësor me Kinën, si pasojë e përhapjes alarmante të koronavirusit.

Vendimi i Kremlinit vjen si tentativë për të mbrojtur vendin, që për momentin nuk regjistron asnjë rast të virusit vdekjeprurës, ndërkohë që çdo rajon kinez ka tashmë raste të konfirmuara.

Masat përfshijnë mbylljen totale të kufirit tokësor, kufizimin e transportit, ku vetëm treni Moskë-Pekin do të jetë funksional, si dhe pezullimin  e lëshimit të vizave për shtetasit kinezë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur popullin tonë”, deklaroi kryeministri i ri rus, Mikhail Mishustin.

Vetëm në Kinë, janë konfirmuar mbi 8200 raste koronavirusi, ndërkohë që jashtë kufijve kinezë regjistrohen rreth 100 raste./Gazeta Sinjali/