image Rritja alarmante e rasteve me COVID/ Edhe një shkollë tjetër në kryeqytet vazhdon me mësim online

Arsim

Rritja alarmante e rasteve me COVID/ Edhe një shkollë tjetër në kryeqytet vazhdon me mësim online

news image

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mehmet Gjevori” prej nesër do të vazhdojnë me mësim online, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e ndërrimit të skenarit është rritja e numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me COVID-19.

Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24. 01. 2022 deri më 29. 01. 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C, pra mësimi të zhvillohet online. Orarin mësimor do ta keni në grupet e klasave përkatëse, të dërguar nga mësueset klasore dhe kujdestarët e klasave“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që në dy muajt e fundit, në Kosovë ka pasur rritje të madhe të numrit të rasteve me COVID-19, e sipas IKShPK-së, shumica prej tyre janë me variantin Omicron.

/GazetaSinjali/