image Edhe një rrahje mes nxënësve në Lipjan: Dy vajza bëhen llom, përfundojnë në Polici

Siguri

Edhe një rrahje mes nxënësve në Lipjan: Dy vajza bëhen llom, përfundojnë në Polici

news image

Jo rrallëherë ndodhin përleshje në hapësirat e shkollës, apo edhe jashtë saj, ku në shumicën e këtyre rasteve janë të përfshirë nxënësit.

Sinjali pak më parë raporti për një rast të tillë në fshatin Shalë të Lipjanit, por ky nuk është rasti i vetëm që ndodhi sot, pasi edhe në shkollën “Adem Kelmendi” ndodhi një përleshje.

Këtë herë dy vajza u rrahën me njëra tjetrën pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, konflikt ky që kaloi në fizik dhe pësuan lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 16-vjeçaret janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan për tretman mjekësor, ndërsa më pas janë shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Nxënëset janë intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa rasti me urdhër të prokurorit është iniciuar “lëndim trupor”.

/GazetaSinjali/