image Edhe një kontingjent i ri i certifikuar i liderëve luftarakë, Mehaj: Ne jemi forca e pamposhtur

Siguri

Edhe një kontingjent i ri i certifikuar i liderëve luftarakë, Mehaj: Ne jemi forca e pamposhtur

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë.

Mehaj ka deklaruar se liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: “Edhe një kontingjent i ri i trajnuar dhe certifikuar i liderëve luftarakë”.

“Ne jemi forca e pamposhtur, e pathyeshme dhe e pakthyeshme. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, shkruan Mehaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/