image Edhe një fitore për Shqipërinë, nuk mungojnë eurogolat ndaj Bullgarisë në “Air Albania”

Futboll

Edhe një fitore për Shqipërinë, nuk mungojnë eurogolat ndaj Bullgarisë në “Air Albania”

news image

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0, në kuadër të një miqësoreje.

Golin e parë e realizoi Qazim Laçi, në minutën e 41’, pas një aksioni të mirë të ndërtuar nga Mario Mitaj. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ernest Muçi ka shënuar një gol të bukur në stilin e Jasir Asanit, për ta vulosur thuajse fitoren e kombëtares shqiptare.

Kështu, Shqipëria në dy ndeshjet e tetorit shënoi fitore – fillimisht në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ndaj Çekisë me rezultat 3-0, dhe tani ndaj Bulgarisë në miqësore me shifrat 2-0.

/GazetaSinjaliSport/