Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot, ka bërë emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil, njofton Gazeta Sinjali.
Në këtë bord është emëruar edhe ish-deputetja e Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani, e cila gjatë kohës sa kishte qenë AKR në bashkëqeverisje, ka qenë këshilltare e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit.
Ndërsa, pas këtij vendimi, kjo është përbërja e anëtarëve të këtij bordi sipas komunikatës të lëshuar sot nga zyra për media e kryeministrisë:
- Skender Halili, kryesues;
- Ardian Gaxherri, anëtar;
- Myzejene Selmani, anëtare;
- Jeton Paloka, anëtar;
- Nazlie Krasniqi –Korçaj, anëtare