image Edhe një aksident me fatalitet sonte, humb jetën një i ri në Gjilan

Siguri

Edhe një aksident me fatalitet sonte, humb jetën një i ri në Gjilan

news image

Një i ri ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është i lindur në vitin 1989.

“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.

Sinjali mëson se viktima është Burhan Ferati.

/Gazeta Sinjali/