Një i ri ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është i lindur në vitin 1989.
“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.
Sinjali mëson se viktima është Burhan Ferati.