Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzua në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, me pretendimin se ky vendim bie ndesh me dy nene të Kushtetutës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë kërkesë të PDK-së për shqyrtimin e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, morën pjesë edhe deputetët e Nismës Socialdemokrate.
Këtë e bëri të ditur deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, e cila e bëri dorëzimin e këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese.
Ismaili tha se përveç deputetëve të PDK-së, kjo kërkesë për shqyrtim është nënshkruar edhe nga deputetët e pavarur dhe nga ata të Nismës Socialdemokrate.
” Po, gjithsesi ne i kemi plotësuar këto kushte, kemi deputetë të pavarur dhe deputetët e grupit parlamentar të Nismës, numër i mjaftueshëm i deputetëve për të dorëzuar një kërkesë për shqyrtim. në Gjykatën Kushtuese”, tha deputetja e PDK-së, kur u pyet nëse është plotësuar kushti për numrin e deputetëve.
Sipas Ismailit, për PDK-në dhe qytetarët e Kosovës është e rëndësishme që duke e luftuar pandeminë, “bashkërisht të luftojmë dhe të mbrojmë parimet e shtetit tonë, parime te demokracisë dhe respektimin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”./Gazeta Sinjali/