image Nesër vazhdon protesta e banorëve të Shalës para Trepçës

Kosovë

Njoftim/ Nesër vazhdon protesta e banorëve të Shalës para Trepçës

news image

Banorët e Shalës së Bajgorës do të vazhdojnë protestën në shenjë pakënaqësie për konkursin e fundit lidhur me punësimet në Trepçë.

Këtë e ka konfirmuar Arsim Musa, nga Këshilli Organizativ.

Protesta nesër vazhdon tek objekti i menaxhmentit metalurgjik Trepça, tek ish-objekti i Fafosit.

Tri kërkesat e banorëve protestues janë: shkarkimi i Bordit të Trepçës, shkarkimi i drejtorit menaxhues, anulimi i konkursit për rekrutimin e punëtorëve të rinj./GazetaSinjali/