image Ekipe emergjente në Shalën e Bajgorës për t'i zhbllokuar rrugët

Kosovë

Ekipe emergjente në Shalën e Bajgorës për t’i zhbllokuar rrugët

news image

Ekipe emergjente kanë shkuar sonte në Shalën e Bajgorës për ta zhbllokuar rrugën. Nga reshjet e fundit të borës, rruga në këtë vend është bllokuar totalisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njoftoi se janë duke punuar pesë ekipe.

Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora. Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora. Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme”, njoftoi Bahtiri.

/GazetaSinjali/