image Ndalohen vizitat e qytetarëve në Shalë të Bajgorës

Kosovë

Njoftim/ Ndalohen vizitat e qytetarëve në Shalë të Bajgorës

news image

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka marrë vendim për ndalimin e frekuentimit të qytetarëve në Shalë të Bajgorës , si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në vazhdën e masave parandaluese në mbrojtje të virusit COVID-19, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, njofton të gjithë qytetarët e Mitrovicës, se nga nesër do tu pamundësohet frekuentimi në Shalë të Bajgorës, kjo pasi që paraqet rrezik të panevojshëm në shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Bahtiri kërkon falje nga të gjithë qytetarët për këtë kufizim, duke thënë se është shumë i domosdosshëm për të zbatuar masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19 dhe siguruar distancimin social.

“Po ashtu kryetari Bahtiri bën thirrje tek të gjithë qytetarët ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHP-së, duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme”, përfundon njoftimi./GazetaSinjali/

• Komuna e Mitrovicës merr vendim për ndalimin e frekuentimit të qytetarëve në Shalë të Bajgorës •Në vazhdën e masave…

Posted by Komuna e Mitrovicës on Saturday, March 21, 2020