image Edhe nesër mot me diell, këto janë temperaturat

Kosovë

Edhe nesër mot me diell, këto janë temperaturat

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell, transmeton Gazeta Sinjali.

Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Gazeta Sinjali/

May be an image of map