Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se një kandidat për kryeministër që pretendon me pas partneritet por nuk e bën të qartë pozicionin e vet për dialogun, vizat, taksën, është i pa sinqertë dhe ka frikë nga votuesit.
Sipas Limajt, Kosovës i duhet një qeveri reformatore.
Ndër të tjera Limaj u shpreh: “Ne duam që të zotohemi publikisht për përmbylljen e çështjeve të rëndësishme për Kosovën. Çdo gjë që unë e them publikisht kolegët e mi kandidat e dinë mirë se çdo gjë që flas është përkushtim i imi”.
Kujtomë se deri më tani liderët kosovarë disa herë kanë uruar qytetarët për libëralizim të vizave, edhe përkundër kësaj Kosova vazhdon të mbetet vendi me i izoluar në rajon./Gazeta Sinjali/