Politikani opozitar rus, Alexei Navalny është arrestuar nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania.
Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse, zëdhënësja e Navalnyt ka thënë se nuk dihet se ku e kanë dërguar policia Navalnyn e as pse është arrestuar.
Navalny kishte qëndruar për disa muaj në Gjermani, ku kishte marrë trajtim mjekësor pas një helmimi, për të cilin i ka fajësuar autoritetet ruse.