image Edhe Ministria e Kulturës përfituese e ndihmës nga Ambasada e Britanisë së Madhe

Sociale

Edhe Ministria e Kulturës përfituese e ndihmës nga Ambasada e Britanisë së Madhe

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan Gazeta Sinjali.

Së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, këtë pasdite kemi nënshkruar një memorandum që të bashkojmë përpjekjet e Britanisë dhe Kosovës që të përmirësojmë procesin e prokurimit publik”, thuhet ndër tjera.

Artistët, atletët dhe rinia mund të zhvillohen kur mbështeten nga profesionistët, thuhet tutje në njoftim.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një ndër tre ministritë që do të mbështeten nga fondet e KSCF-së për të forcuar prokurimin publik në Kosovë. /Gazeta Sinjali/