Kandidatët për deputetë nga subjektet e ndryshme politike kanë pasur të drejtën për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Pas trajtimit të këtyre ankesave, PZAP tashmë ka filluar me publikimin e vendimeve për kandidatët për deputetë.
Në mesin e publikimeve është edhe vendimi për kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla.
PZAP ka refuzuar ankesën e bërë nga Haradinaj-Stublla, e cila pretendonte për parregullsi në numërimin e votave për të në komunën e Dragashit.
Në këtë ankesë Haradinaj-Stublla kërkoi rinumërimin e votave në fshatrat Zaplluzhë dhe Shajmë, por që PZAP nuk e pranoi këtë ankesë.
Kryediplomatja Haradinaj-Stublla së fundi ishte në vëmendjen e publikut për shkak të publikimit të një video-incizimi përmes së cilës u dyshua se bashkëshorti i saj, Dardan Stublla pagoi mijëra euro në mënyrë që asaj t’i mundësohej grumbullimi sa më i madh i votave.