Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën me rrymë me të cilën po përballet Kosova, ndonëse ishte pjesë e partive që në të kaluarën ishin në pushtet, raporton Gazeta Sinjali.
Në fjalën e saj në Kuvend, sikur shefi i saj dje, kryeministri Kurti, ajo tha se veprimet e partive që kanë qenë më herët në pushtet e sollën këtë gjendje.
“I kot është mendoj rikthimi i deklaratave të anëtarëve të LVV në periudha të caktuar duke iu referuar situatës së sotme. Nuk janë deklaratat e Lëvizjes që e sollën këtë gjendje, janë veprimet apo mosveprimet e partive në pushtet me të cilat e sollën faturën që sot po ballafaqohemi të gjithë”, tha Kusari – Lila.