image Edhe këngëtarët e njohur të estradës reagojnë pas aktakuzës së Thaçit e Veselit

Bota e Yjeve

Edhe këngëtarët e njohur të estradës reagojnë pas aktakuzës së Thaçit e Veselit

news image

Gjatë ditës së djeshme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për Presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Kjo për autorësinë e krimit mbi 100 persona të vrarë.

Përveç që kanë reaguar liderët politikë, reagime të ndryshme pati edhe nga emra të njohur nga estrada kosovare, e që shumica prej tyre janë përkrahës të UÇK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

I pari prej tyre që reagoi ishte këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i cili ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi të Hashim Thaçit, të realizuar gjatë kohës së luftës, së bashku me disa trima të tjerë të UÇK-së.

“Përjetësisht jemi me ju çlirimtarë”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram, duke treguar kështu se nuk i beson aspak aktakuzës së Gjykatës Speciale.

View this post on Instagram

Perjetesisht jemi me Ju clirimtare.

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

Një reagim të tillë e ka bërë edhe reperi i njohur, Gold Ag, i cili ka të lansuasa shumë këngë kushtuar UÇK-së.

“Thuaj çka të duash nëse paske çka me thonë. Veç jo për UÇK-në deri n’qershorin 99”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, ku shihen tri figurat e njohura në një montazh, ajo e Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

E një reagim e pati edhe këngëtarja që i ka kënduar luftës e posaçërisht vendit të saj të lindjes, Drenicës, në vitin 1999.

“Me ju përjetësisht”, ka qenë mesazhi i këngëtares.

Ndërsa, reperi i njohur, Mozzik, ka postuar një fotografi në InstaStoryn e tij me liderin e PDK-së, të cilin e ka quajtur edhe si politikani inspirues i tij.

“O baca Lul, po ata që gëzohen sot që të paska ftuar Gjykata Speciale po ata nuk janë shqiptarë more! O përherë me ty o komandant ama bash gjithë jetën me ty! Shkofsh e u kthefshi faqebardhë. Nuk ka b*r nane që dënon luftën e pastërt të UÇK-së! Respekt për çlirimtarët”, ka shkruar Mozzik. /Gazeta Sinjali/