image Edhe Haradinaj me familje do të marrin pjesë në "Fadil Vokrri"

Mbështetja/ Edhe Haradinaj me familje do të marrin pjesë në “Fadil Vokrri”

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se sonte familjarisht do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme të cilën Kosova e luan kundër Anglisë.

Haradinaj, në postimin ku njofton se bashkë me gruan dhe fëmijët do të shkojnë në stadium, ka shprehur mbështetje edhe për kombëtaren e Shqipërisë, e cila sonte do të përballet me Francën.

“Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca!”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, November 17, 2019

Kosova me Anglinë do të ndeshet në orën 18:00, ndërsa Shqipëria në orën 20:45 luan përballë Francës. /Gazeta Sinjali/