image Edhe Fifi reagon ashpër ndaj policit që ushtroi dhunë ndaj 18- vjeçarit

Bota e Yjeve

Edhe Fifi reagon ashpër ndaj policit që ushtroi dhunë ndaj 18- vjeçarit

news image

Pasi Gazeta Sinjali publikoi pamjet skandaloze të keqtrajtimit të Leotrim Ramës nga zyrtari policor, Haris Kelmendi, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Fifi.

Në atë video, polici shihet se si po ushtronte dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit, ndërsa dy vite pas këtij rasti u arrestua Haris Kelmendi.

“Harissss qysh je o tmerri i popullit?”, ka shkruar Fifi.

“Haris qysh po kalon këto dite o turpi i Policisë të Kosovës, njo si ti del edhe masnej shahen krejt o Haris”, ka vazhduar këngëtarja.

Ndërsa vetë artisja i është drejtuar, “T’kisha pshty n’ftyrë ama e di që m’shkonë dom edhe pshtyma”

/GazetaSinjali/