image Ekspertët ndërkombëtarë kërkojnë nga ZRrE rritjen e pragut të bllokut për shtrenjtim të rrymës - Sinjali

Ekspertët ndërkombëtarë kërkojnë nga ZRrE rritjen e pragut të bllokut për shtrenjtim të rrymës

news image

Në drejtim të ZRRE-së deri më tani ka pasur propozime të ndryshme, që ta ndryshojnë pragun e bllokut për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Por së fundmi një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga organizata ndërkombëtare në Vjenë, Komuniteti i Sekretariatit të Energjisë të cilët kanë kërkuar që të rritet pragu i bllokut prej 600 kW.

“Rekomandojmë që pragu të rritet pak, ndërsa kjo kompensohet me një rritje ekuivalente (deri në 5%) për energjinë elektrike të konsumuar deri në prag”, thuhet në kërkesën e tyre.

Po ashtu, kjo organizatë në komentin e tyre ka thënë se shtrenjtimi i rrymës do të duhej të ishte lineare.

“Propozimi për të mbajtur të paprekura tarifat për konsumatorët komercialë (bizneset dhe industria) duket se është në kundërshtim me parimin e reflektimit të kostos. Ne e kuptojmë se tarifat ekzistuese për bizneset janë më të larta se ato familjare, por një rritje lineare e tarifave për konsumatorët komercial do të lehtësonte hapjen e tregut në të ardhmen”, thanë nga KSE-ja. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: