image Edhe dy javë u përfundon pushimi mësimdhënësve, Komuna e Gjilanit sot e mbylli konkursin për zëvendësimin e tyre

Kosovë

Arsim/ Edhe dy javë u përfundon pushimi mësimdhënësve, Komuna e Gjilanit sot e mbylli konkursin për zëvendësimin e tyre

news image

Komuna e Gjilanit, konkretisht Drejtoria e Arsimit, ka shpallur konkurs për 60 pozita për mësimdhënës në nivele të ndryshme shkollore.

Në konkursin e shpallur më 29 nëntor të këtij viti, në shtatë nga 60 vendet e hapura kërkohen mësimdhënës për zëvendësim deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Konkursi është mbyllur sot, ndërsa pritet të fillojnë fazat e testimit dhe intervistimit, anipse kanë mbetur vetëm edhe dy javë që të përfundojë koha e pushimit pa pagesë dhe pushimit të lehonisë së mësimdhënësve për të cilët është shpallur konkursi për zëvendësim.  

Sipas një sinjalizuesi, ky konkurs është hapur vetëm sa për formalitet, pasi sipas tij, në pozitat e shpallura në konkurs faktikisht janë duke punuar njerëzit e caktuar.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në e-mail të Komunës së Gjilanit, por ende nuk ka pranuar përgjigje. /Gazeta Sinjali/