Po vazhdon zgjerimi i sistemit të ngrohjes në kryeqytet, ku edhe banorët e lagjes “Lakrishte” do të kenë ngrohje.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, tregoi se ka filluar instalimi i sistemit të ngrohjes edhe në lagjen “Lakrishtë” me një sipërfaqe prej 17500 metrash katrorë, nga e cila do të përfitojnë 230 familje.
Derisa edhe kryeshefi ekzekutiv i Termoskosit Fisnik Osmani tha se filluan instalimin e sistemit të ngrohjes për objektet banesore në lagjen Lakrishtë për 230 familje dhe 17500 m² sipërfaqe ngrohëse.
“Pas shumë kohe në pritje, krijuam kushtet dhe reaguam në kohë, që kjo pjesë e Prishtinës të ketë furnizim me ngrohje”, tha Osmani.