Edhe skuadra e Atalantas ka arritur që të sigurojë një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka eliminuar nga kjo garë Cagliarin.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Gewiss Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 3-1.
Aleksey Miranchuk, Luis Muriel dhe Bosko Sutalo shënuan golat e fitores për vendasit, kurse pë mysafirët golin e vetëm e shënoi Riccardo Sottil.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje titullar ishte mbrojtësi shqiptar, Berat Djimsiti, i cili zhvilloi tërë ndeshjen.
Ndryshe, Atalanta në çerkefinale do takohet me fituesin nga ndeshja Lazio-Parma. /Sporti në Sinjali/.