Deputja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mirlinda Sopi-Krasniqi ka thënë se me gjithë vërejtjet që kanë për planifikimin buxhetor, AKR do të votojë pro Projektligjit të buxhetit për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa ka postuar një fotografi me deputetin Behgjet Pacolli, Sopi-Krasniqi ka thënë se AKR ka qenë dhe mbetet e qytetarit.
“Me gjithë vërejtjet që kemi për planifikimin buxhetor, ne do të votojmë pro projektligjit të buxhetit për vitin 2021, jo për qeverinë por për qytetarin. Prioritet për ne si AKR ka qenë dhe mbetet qytetari”, ka shkruar Sopi-Krasniqi në Facebook./Gazeta Sinjali/