Në Tbilis të Gjeorgjisë, përveç Laura Fazliut, sot medalje do të kërkojë edhe xhudisti Akil Gjakova, shkruan Sinjali Sport.
Ashtu si Laura Fazliu, Akili rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dyta e ka mundur xhudistin, Keisei Nakano.
Në rrethin e tretë, Akil Gjakova do të ketë punë me malazesin, Marko Gusic.
Si Laura, ashtu edhe Akili do të kërkojnë pas pak kualifikimin fillimisht në çerekfinale, e më pas në gjysmëfinale me objektivin kryesor, të kthehen nga Tbilis i Gjeorgjisë me medalje, ashtu si Nora Gjakova, që të premten fitoi të artën./Gazeta Sinjali Sporti/