image Edhe AAK-ja e mbështet kërkesën e Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

Kosovë

Edhe AAK-ja e mbështet kërkesën e Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se edhe kjo parti e mbështet kërkesën e Qeverisë së Kosovës që Parlamenti të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Por, nga Qeveria ende nuk është publikuar një kërkesë e tillë.

Sipas Haradinajt, kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-së.

“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA! Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm”, tha Haradinaj.

Edhe LDK e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë të jashtëzakonshme.

Edhe shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi, e konfirmoi për Sinjalin pjesëmarrjen në seancë.

“Është ardhur ftesa dhe grupi ynë parlamentar do të marrë pjesë në seancë dhe do të japë kontribut duke ditur rëndësinë e misioneve paqeruajtëse dhe sidomos përgatitjen dhe aftësimin e FSK-së si ushtri moderne që në të ardhmen do të jetë pjesë e NATO-s”, tha Isufi në një përgjigje për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/