image LDK-ja thotë se e mbështet kërkesën e Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

Politikë

LDK-ja thotë se e mbështet kërkesën e Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, thotë se kjo parti e mbështet kërkesën e Qeverisë së Kosovës që Parlamenti të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Sipas Gashit, seanca ka të bëjë me lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme në botë.

Sinjali është duke provuar të marrë një qëndrim edhe nga Qeveria e Kosovës, por zyrtarë aty ende s’i janë përgjigjur thirrjeve. Gjithashtu, gazeta është duke tentuar të marrë qëndrime edhe nga partitë tjera politike.

Në anën tjetër, Sinjali ka raportuar më herët se Qeveria e Republikës së Kosovës, në bazë të ftesës së SHBA-së, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Iowas. /GazetaSinjali/

LEXO EDHE:

FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowa-s