image Edhe 147 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Edhe 147 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë edhe 147 persona janë infektuar me koronavirus, duke e çuar kështu në 13 mijë e 601 numrin e rasteve të konfirmuara deri më sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/