image Edhe 10 të shëruar me Covid-19 nga Shtimja, arrin në 15 numri i të shëruarve

Kosovë

Edhe 10 të shëruar me Covid-19 nga Shtimja, arrin në 15 numri i të shëruarve

news image

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka njoftuar se 10 personat e ritestuar dje dhe sot kanë rezultuar negativ.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus në këtë komunë është 18, ndërsa të shëruar mund të konsiderohen 15 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në komunën e Shtimes nga 10 persona që janë ritestuar dje dhe sot kanë rezultuar negativ me COVID-19, dhe ky lajm i mirë bëhet i ditur nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së. Numri i të prekurve nga COVID – 19 në komunën e Shtimes është 18, ndërsa mund të konsiderohen të shëruar 15 deri më tani. Megjithë lajmet pozitive ftojmë të gjithë banorët e komunës së Shtimes që kujdesin duhet ta kemi parësor”, ka shkruar ai.

Në kët komunë kanë mbetur edhe dy raste pozitive, të cilët Ismajli tha se janë në gjendje stabile./GazetaSinjali/