Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri ka dalë e para në grupin e saj në 400 metra stil të lirë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo arriti ta përfundonte garën me kohë 4:38.02, me 0.90 sekonda më shpejt se vendi i dytë.
Megjithatë, koha e saj e regjistruar nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në finale.
16-vjeçarja ka fituar baterinë e saj, duke përfunduar me kohë 4:38.02 minuta, kohë e pamjaftueshme për t’u kualifikuar në finale. Në përgjithësi, Zeqiri zuri vendin e 22-të.
Eda është garuesja më e re e ekipit olimpik të Kosovës në “Tokyo 2020”. /Gazeta Sinjali Sporti/