image Ecni ngadalë? Shkencëtarët nuk kanë lajme të mira për ju

Shëndetësi

Shëndeti/ Ecni ngadalë? Shkencëtarët nuk kanë lajme të mira për ju

news image

Ecni ngadalë? Kujdes, se trupi juaj po ju dërgon sinjale të këqija. Sipas një studimi të publikuar nga BBC,  nëse ecni ngadalë në të 40-at, atëherë mund të jeni duke u plakur më shpejt se ç’duhet.

Të jesh i ngathët mund të jetë një shenjë e një truri dhe një trupi të plakur. Shkencëtarët kanë kryer një test me  persona të kësaj grupmoshe.

Testi i ecjes zakonisht u bëhet moshave mbi 65 vjeç për të parë parametrat e forcës së muskujve, mushkërisë, drejtpeshimin, shtyllën kurrizore dhe shikimin.

Por dhe vetë shkencëtarët e mbledhur nga shumë vende të botës u habitën kur panë rezultatet te personat që sot janë 45 vjeç në Zelandën e re ku dhe u krye eksperimenti me matje ndër vite. Më i shpejti  prej tyre ecte me 2 metër për sekondë pa vrapuar.

Ndërsa ata që nuk e arrinin këtë parametër shfaqën probleme edhe në mushkëri, dhëmbë dhe sistemin imunitar.

/Gazeta Sinjali/