Në mbështetje të aktores së njohur shqiptare, Adriana Matoshit, e cila dje bëri të ditur se po përballet sërish me tumor në tru, sot do të organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes kësaj ecje thuhet të solidarizoheni me sfidën e Adrianës, për të cilën po luten të gjithë që ta fitojë si çdo sfidë që e ka kaluar në jetë.
Në njoftim thuhet se ecja do të fillojë nesër nga ora 12:00.
Tutje thuhet se përmes kësaj ftohen të gjithë miqtë, artdashësit, dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin në këtë luftë dhe ti tregojnë që jemi të gjithë bashkë me të.
Matoshi dje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në tru. Ajo ka marrë mbështetje nga figura të ndryshme në vend.
Ndërkaq përmes postimit të saj ku ka treguar për sëmundjen, ka bërë thirrje te të gjithë që ta duan veten dhe t’i kushtojnë rëndësi vetvetes.
Njoftimi i saj, ku foli për rikthimin e sëmundjes, u shpërnda në Facebook mbi 1000 herë për tetë orë, ndërkohë mori edhe mbi 10 mijë komente mbështetëse./GazetaSinjali/