image ECA kërkon që të shtyhet Kupa e Afrikës

Futboll

ECA kërkon që të shtyhet Kupa e Afrikës

news image

Në orët e fundit, një muaj nga fillimi zyrtar i Kupës së Afrikës 2022 në Kamerun, kanë rrjedhur shumë lajme në lidhje me mundësinë e anulimit (ose shtyrjes ndoshta) të kompeticionit afrikan.

Para së gjithash, Covid-19 është ende në mesin tonë. ECA (Shoqata Evropiane e Klubeve) ka kërcënuar organizatorin e ngjarjes, CAF, të mos i lërë lojtarët që luajnë në Evropë për shkak të disa detajeve të rëndësishme – në kohë pandemie – ende për t’u rregulluar.

“Me njohuritë tona, Konfederata Afrikane e Futbollit nuk ka bërë ende publike një protokoll adekuat mjekësor dhe operacional për turneun CAN, në mungesë të të cilit klubet nuk do të mund të lirojnë lojtarët e tyre”, kjo është ajo që lexojmë në një email nga ECA dërguar FIFA-s të premten e kaluar.

Megjithatë, nuk mungon vetëm një protokoll shëndetësor i vlefshëm për turneun, i cili do të zhvillohet nga data 9 janar deri më 6 shkurt. Në fakt, ECA nënvizon – në të njëjtin email – se si lojtarët e klubeve evropiane rrezikojnë të “qëndrojnë jashtë” më gjatë se sa pritej për shkak të “karantinave dhe kufizimeve të ndryshme të udhëtimit”. Këto, pra, janë shumë aktuale sepse janë të lidhura me shfaqjen e variantit Omicron të virusit.

E njëjta FIFA, duke filluar që në gusht 2020, nënshkroi se si klubet mund t’i mbanin lojtarët e tyre nëse do të futeshin në një “karantinë të detyrueshme, të paktën pesë ditë nga mbërritja në vendin ku duhej të luhej ndeshja, ose në selinë e klubit. në kthimin e tij.”

ECA do të vazhdojë të mbrojë arsyet e saja dhe për të mbrojtur klubet evropiane, edhe kundër një trupi kontinental. /Gazeta Sinjali Sporti/