image E zë rryma një punëtor në Prizren, përfundon në spital

Siguri

E zë rryma një punëtor në Prizren, përfundon në spital

news image

Derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, një person ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe është lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje pasdite në fshatin Atmaxha në Prizren.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe pas ndihmës së parë, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/