image E ulët: Burri në Shtime ia dërgon ish-vjehrrit videon e vajzës së tij duke bërë seks

Siguri

E ulët: Burri në Shtime ia dërgon ish-vjehrrit videon e vajzës së tij duke bërë seks

news image

Janë të shpeshta rastet kur gratë të cilat vendosin të ndajnë rrugët me burrat dhunues, por kanë sërish telashe me ta. Ata për shkaqe të ndryshme vazhdojnë t’i shqetësojnë gratë edhe pasi nuk janë më në lidhje bashkëshortore, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur muaj më parë në komunën e Shtimes, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se një burrë ka dërguar në adresën e ish vjehrrit të tij një video me përmbajtje intime, e ku dyshohet se është e përfshirë ish bashkëshortja e tij duke kryer marrëdhënie seksuale. Babai i gruas ka denoncuar rastin në Polici, ku ndër të tjera ka deklaruar se përpos videos në fjalë, nga i dyshuari ka pranuar dhe një mesazh.

Pas pesë muajsh, gruaja ka dorëzuar në Polici pamjet e incizuara dhe mesazhet e komunikimit me ish burrin e saj. I dyshuari është ftuar në stacion policor për intervistim, por i njëjti ka deklaruar se e ka të pamundur të paraqitet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe se ndodhet në regjim shtrati.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren në vijim.

/GazetaSinjali/