image E turpshme: 27-vjeçarja nga Obiliqi merr fëmijët dhe ikë në Shqipëri, ultimatum burrit: 10 mijë euro ose nuk i sheh më

Siguri

E turpshme: 27-vjeçarja nga Obiliqi merr fëmijët dhe ikë në Shqipëri, ultimatum burrit: 10 mijë euro ose nuk i sheh më

news image

Një rast i trishtë dhe mjaft i frikshëm është raportuar sot në Policinë e Kosovës, ku viktimë kësaj radhe rezulton të jetë një burrë që po ballafaqohet me gruan e tij, e cila po e kërcënon seriozisht dhe po tenton ta detyrojë të paguajë për fëmijët e tyre, duke i dhënë ultimatum. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur burrin, i cili  në pamundësi për të parandaluar një gjë të tillë, ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku i shqetësuar skajshmërisht ka dhënë rrëfimin e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Siboc të Obiliqit, ku e dyshuar është D.D., 27-vjeçare, e cila ka muaj që ka dalë nga shtëpia e saj, bashkë me fëmijët, të cilët nuk po ia lejon t’i shoh babai i tyre, pa i dhënë një shumë të majme parash.

Sikur një skenar filmi, ajo është bërë ‘e gjallë’ gjatë ditës së djeshme, duke ia paraqitur bashkëshortit një ‘ofertë’, përmes së cilës i ka dhënë ultimatum nëse do t’i shoh sërish vajzat e tij, të cilat i ka marrë dhe ka ikur në Shqipëri.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë në deklaratën e burrit, të dhënë mes lotësh në stacion policor, thuhet se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia para katër muajsh dhe me vete ka marrë fëmijët njërin 3-vjeç e tjetrin 6-muajsh dhe që nga ajo kohë ai nuk i ka parë e as dëgjuar për fatin e tyre, deri dje kur gruaja e tij e kontaktoi.

Burimet thonë se burri ka përshkruar në detaje bisedën e zhvilluar me të, gjatë ditësh së djeshme, kur mbeti i shokuar dhe i frikësuar kur gruaja ia kërkoi shumën e parave prej 10 mijë euro për t’i kthyer vajzat në shtëpi dhe në rast se i njëjti nuk e ‘paguan’, atëherë s’do t’i shoh më me sy të bijat e tij.

Për shkak të frikës se gruaja mund të bëjë ndonjë veprim të ulët dhe për të parandaluar një të keqe më të madhe që mund t’i ndodhë, burri ka deklaruar se është i gatshëm që ta ndihmojë Policinë në çdo formë, që të merren të gjitha veprimet e nevojshme që t’i kthejë fëmijët e tij në shtëpi dhe jo të pësojnë ata për shkak të problemeve me bashkëshorten e tij.

Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim dhe ka nisur hetimet për të siguruar prezencën e të dyshuarës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar e njëjta do të hetohet për veprën penale “detyrimi”.

/GazetaSinjali/