Një vajzë dyshohet se është dhunuar seksualisht mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin në polici e ka denoncuar vëllai i saj, i cili u ka thënë hetuesve policorë se motra e tij është me probleme psikike.
Vajza, e cila ishte viktimë e këtij akti, është dërguar në strehimore dhe më pas do të dërgohet në kontrolle mjekësore.
Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së tij./Gazeta Sinjali/